Bardhi: Gati propozimet për Reformën Zgjedhore, mbështesim listat e hapura

17 Prill 2024 | 15:38

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka dhënë dhe detaje për atë se çfarë u diskutua.

Ai theksoi se një nga çështjet që u diskutua në mbledhje ishte prezantimi i platformës për propozimet që do të paraqiten për Reformën Zgjedhore.

Mes tjerash tha se PD mbështet listat e hapura dhe votën e emigrantëve, pasi sipas tij këto të fundit kudo që të jenë kanë të drejtë të votojnë.

“Çështja e tretë ishte prezantimi të platformës për propozimet që do të paraqiten për Reformën Zgjedhore. Një pjesë e kolegëve kanë bërë disa propozime. Drafti final është duke u zbardhur. Kemi lënë një diskutim të fundit në mbledhjen e ardhshme dhe më pas Bylykbashi do të ketë  mundësi që këtë platformë ta ndajë  me ju dhe përmes jush me opinionin publik. Nuk mund të vendos Rama se si do të votojnë partitë politike në zgjedhje. Duhet të jetë vlerësimi i tyre se si ata do të duhet të organizohen në zgjedhje. PD mbështet listat e hapura, mbështet votën e emigrantëve. Secili prej tyre duhet të votojë. Është e papranueshme që një vend pretendent për në BE të ketë në 2023, problematika sa i takon shitblerjes së votës, apo përdorim a keqpërdorim të aseteve shtetërore”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026