Tjetërsimi i 7500 metrave tokë, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 të arrestuarit
Gjykata ka lënë në burg ish-kreun e komunës së Bërxullës, Ymer Marku dhe shtetasit Agim Loci dhe Kujtim Allmeta, për përvetësimin e 7500 metrave tokë përmes procedurave ilegale.
Masa e sigurisë ka ndryshuar vetëm për Kujtim Balliun, për shkaqe familjare, për të cilin Gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Ish-zyrtarët akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndërsa shtetasi me inicialet K.A., për veprën penale “Falsifikimi dokumentave”, dhe veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale” e parashikuar nga neni 287 të K.Penal.
Por kush janë konkretisht personat për të cilët Gjykata vendosi “arrest me burg”:
1-Ymer Gjergjio Marku i datëlindjes 13.04.1968 lindur dhe banues në Tirane, me detyre ish-Kryetar i Komunës Berxullë.
2-Kujtim Sulejman Balliu i datëlindjes 14.06.1958 lindur dhe banues në Tiranë. Me detyrë ish-përgjegjës i Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Komuna Berxullë.
3-Agim Sinan Loci i datëlindjes 13.05.1971 lindur dhe banues ne Tiranë, ish-kryeplak i fshatit Bërxullë.
4- Kujtim Osman Allmeta i datëlindjes 25.05.1964 lindur dhe banues në Tiranë.
Veprat penale për të cilat ata akuzohen janë të parashikuara në nenet 248, 186/2 dhe 287 të Kodit Penal.
Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sipërfaqe toke prej 7500 metra katrorë në fahatin Berxulle –Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës