“Deputetët të mos ikin” – Thirrja e protestuesit: Të nxjerrim Berishën në shesh
Mbështetësit e Partisë Demokratike nga të gjitha rrethet e vendit janë mbledhur këtë të hënë në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e opozitës. Një pjesë e protestuesve kanë zgjedhur të bashkohen me drejtuesit e PD-së në selinë blu.
Në një prononcim për media, një protestues i veshur me kostum tradicional i bën thirrje deputetëve që të mos ikin nga protesta, por të qëndrojnë në shesh deri në rrëzimin e qeverisë.
“Do qëndrojmë natë e ditë. U bëj thirrje deputetëve të mos ikin, por të rrinë me popullin aty deri sa të ikë Edi Rama,” tha protestuesi.
Madje, ai shkoi më tej kur propozoi nxjerrjen e Berishës nga arresti shtëpiak në mënyrë që t’i bashkohet protestës së opozitës. “Kam shumë dëshirë që zotin Berisha të shkojmë ta marrim dhe ta nxjerrim në protestë,” shtoi protestuesi.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Para Laçi” – Me flamujt e PD në makina, protestuesit nga rrethet mblidhen në Tiranë
- Opozita zbret në shesh, Kryeministria blindon dyert, Rama rikthehet në zyrë
- Protesta kombëtare e opozitës, reagon ambasada amerikane
Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim