Agjencia Botërore e Motit shpall vitin më të thatë për lumenjtë në 3 dekada

8 Tetor 2024 | 07:41

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) deklaroi se 2023-shi shënoi “vitin më të thatë” për lumenjtë globalë në më shumë se tre dekada, duke reflektuar ndryshime alarmante në disponueshmërinë e ujit për shkak të kërkesës në rritje.

Sipas raportit, pesë vitet e fundit kanë treguar kushte jo-normale për rrjedhjet e lumenjve, duke ndikuar negativisht në furnizimin me ujë për komunitetet, bujqësinë dhe ekosistemet.

Raporti gjithashtu vuri në dukje humbjen më të madhe të akullit në pesë dekadat e fundit, me të gjitha rajonet me akullnaja që raportuan humbje të akullit për vitin e dytë radhazi.

Viti 2023 ishte gjithashtu “viti më i nxehtë” i regjistruar, me temperatura të larta dhe kushte të thata që kontribuan në thatësira të zgjatura.

Sekretarja e Përgjithshme e WMO, Celeste Saulo, e cilësoi ujin si “kanarina në minierën e qymyrit të ndryshimeve klimatike,” duke paralajmëruar se përmbytjet dhe thatësirat po shkaktojnë dëme të mëdha në jetë dhe ekonomi.

Saulo theksoi se cikli hidrologjik është bërë “më i çrregullt dhe i paparashikueshëm” si rezultat i rritjes së temperaturave, duke shkaktuar probleme të vazhdueshme me furnizimin me ujë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026