Inflacioni zbret në 1.9%, u rrit çmimi i mjeteve shkollore, ra çmimi i makinave
Rritja e çmimeve në muajin shtator u zbut, teksa inflacioni zbriti në 1.9%, rezultati më i ulët që nga muaji tetor 2021, kur tregjet u kolapsuan për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.
Sipas INSTAT, një vit më parë ai ishte 4.1% dhe sot ai ka shkuar në nivele që i synon edhe Banka e Shqipërisë, për një ecuri të shëndoshë të ekonomisë. Krahasuar me muajin gusht, çmimet e produkteve të konsumit, janë rritur 0.6% mesatarisht.
Duke parë grupmallrat, librat e mjetet shkollore, veshjet, mobiliet dhe pijet alkoolike kanë një nivel inflacioni nga 3.5 deri në 4.6 për qind, ndërsa ushqimet 2.7%.
Ndërkohë, diferencën në nivelin e përgjithshëm e kanë bërë çmimet e transportit, përkatësisht makinat dhe riparimi i tyre te mekaniku, të cilat kanë rënë me 4.5%.
Në buxhetin familjeve shqiptare, ushqimet përbëjnë grupmallrat ku shpenzohet pjesa e më e madhe e të ardhurave deri në nivelin 40%.
Një inflacioni nën nivelin 3 për qind, e bën të panevojshëm edhe shtrëngimin e mëtejshëm të politikës monetare nga Banka e Shqipërisë, e cila gradualisht mund të shkojë tek ulja e normave të interesit.
LEXONI GJITHASHTU:
Armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe transportim të emigrantëve të paligjshëm, arrestohen në Vlorë 3 persona
Gjyqi “Partizani”, ish-presidenti Topi paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)
Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, Gjykata cakton masën ‘arrest në shtëpi’ për 3 personat e përfshirë në konflikt
- 11:01 Armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe transportim të emigrantëve të paligjshëm, arrestohen në Vlorë 3 persona
- 10:52 Gjyqi “Partizani”, ish-presidenti Topi paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)
- 10:37 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, Gjykata cakton masën ‘arrest në shtëpi’ për 3 personat e përfshirë në konflikt
- 10:36 Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
- 10:32 930 viktima nga shpërthimi i Ebolës në Kongo
- 10:20 Dosja “Partizani”, Berisha në SPAK për masën detyrim paraqitje