Bisedimet Turqi-Greqi, ministri Jashtëm grek Dendias takohet me presidentin turk Erdogan

15 Prill 2021 | 18:10

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias u takua këtë të enjte me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, në vizitën e parë zyrtare mes dy vendeve që nga përshkallëzimi i tensioneve për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me sovranitetin territorial në Mesdhe si dhe të sipërfaqes nënujore, ku më e rëndësishmja lidhet me rezervat e naftës dhe gazit.

Tensionet u shtuan verën e kaluar, kur Turqia dërgoi një anije eksploruese në ujërat e diskutueshme të Mesdheut, por tonet janë ulur disi, pasi Ankaraja tërhoqi anijen dhe vendet rinisën bisedimet bilaterale mbi mosmarrëveshjet e tyre pas një ndërprerjeje pesëvjeçare.

Gjatë pasdites, ministri i jashtëm Dendias do të takohet edhe me homologun turk, Mevlut Çavushollu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026