Kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, zyrtari amerikan: Është më e mira për të gjithë

9 Tetor 2024 | 08:25

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill thotë se është shumë e rëndësishmë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të mos jetë kufi që ndan dy vende, por një kufi që lehtëson komunikimin.

Hill në një intervistë për N1 ka thënë se ShBA-të dëshirojnë që të zbatohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

“Është më e mira për të gjithë, përfshirë popullin e Kosovës dhe popullin e Serbisë. Prandaj, shpresoj që procesi i udhëhequr nga ambasadori Lajçak të vazhdojë. Shpresoj se do të mbizotërojë logjika e arritjes së normalizimit dhe zgjidhjes së problemeve të popullit në Kosovë. Njerëzit duhet të dinë se çfarë i pret e ardhmja. Këtu nuk bëhet fjalë për politikë të lartë, por duhet shpjeguar popullit se si do të duket. A do të kenë spitale, a do të mund të studiojnë në gjuhën serbe. Njerëzit kanë të drejtë t’i dinë këto gjëra, këto janë çështje të rregulluara në kuadër të Asociacionit të Komunave Serbe, unë dhe qeveria ime dëshirojmë që kjo të zbatohet”, tha Hill.

Sakaq, ambasadori amerikan tha se pala serbe ka pasur një qasje shumë konstruktive në kuadër të dialogut.

“Unë nuk do t’ju jap një pamje të Prishtinës, ju duhet të sillni një mysafir nga Prishtina për të folur për të, por mendoj se gjërat duhet të ecin përpara dhe dua të shtoj se autoritetet serbe kanë pasur një qasje shumë konstruktive në kuadër të dialogut. dhe unë do të doja të shikoja që të vazhdojë”, tha ai.

Hill ndërsa tha se pala serbe ka ndërtuar një qasje të duhur në dialog, shton se nëse ka gjëra për t’u shqetësuar nuk i shpreh në televizion.

“Kanë punuar shumë për të ndërtuar një qasje të duhur. Megjithatë, dua të theksoj edhe një herë – nëse jam i shqetësuar për disa gjëra, nuk flas për to në televizion, por në një bisedë personale me njerëzit”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike

Një nga operacionet më të mëdha kundër korrupsionit në historinë moderne të Irakut është duke u zhvilluar, me forcat e sigurisë që kanë arrestuar politikanë,...
17:18 | 28/06/2026

“Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues

Në Qendrën Kulturore të Libohovës u vu në skenë shfaqja sensibilizuese “Ti themi jo bullizmit”. Pjesa teatrore ishte një krijim origjinal i vetë nxënësve, të...
16:41 | 28/06/2026

Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet

Temperaturat e larta, që këtë fundjavë kanë arritur deri në 35 gradë Celsius, kanë mbushur plazhet e Vlorës me mijëra pushues. Turistë vendas, por edhe...
16:19 | 28/06/2026