Rritja e pensioneve në Kosovë, të moshuarit duan më shumë. Opozita: Është fushatë

8 Tetor 2024 | 18:36

Rritja e pensioneve me 20 % është mirëpritur nga pensionistët. Megjithatë, ata thonë se kjo rritje nuk është e mjaftueshme.

“Mjaftueshëm nuk është. Tjetër gjë është sa kemi nevojë, tjetër gjë se sa është mundësia. Kjo është rritja më e madhe e pensioneve që është bërë në Kosovë”,-tha një qytetar.

Disa e shohin edhe si pjesë e fushatës elektorale, duke marrë parasysh që tashmë është përcaktuar data e zgjedhjeve. 

“Borxhet si lajmë dot me të, është për fushatë”

Që ky vendim i qeverisë është fushatë dhe rritja është e pamjaftueshme e thotë edhe opozita. 

“Është taktikë populiste e Albin Kurtit”,-tha Ardian Kastrati – Partia Demokratike e Kosovës

“Pse pas katër vitesh në pushtet rriten pensionet?  Pse nuk u rritën kur inflacioni ishte në kulm në fund të vitit 2022 dhe fillim të vitit 2023?  Kjo nuk është rritje reale. Kjo rritje nuk e mbulon as zhvlerësimin real për shkak të inflacionit”,-tha Avdullah Hoti, ngaa Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Rritja e pensioneve nga Qeveria në ikje është mashtrim. Ky mashtrim shpërfaq fytyrën e këtyre njerëzve që shkon përtej humanizmit sepse ka në vete mesazhin e mashtrimit në shkëmbim të votës për njërën ndër kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, pensionistët”,-tha Ramush Haradinaj, kryetari i aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Përveç se e shohin pjesë të fushatës, ka pasur zëra nga opozita që këtë vendim të kryeministrit Albin Kurti e shohin si mënyrë për të mbuluar vendimin për heqjen e masave për mallrat serbë, i cili nisi të zbatohet të martën vetëm në pikën kufitare të Mërdarës. 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026