“Duan të më arrestojnë”, protestuesi i PD: Policia më terrorizoi nënën
Maringlen Doçi është një prej protestuesve të PD në protestën që u zhvillua një ditë më parë në Tiranë.
Në një intervistë për emisionin People në Euronews Albania ai tregoi se policia i ka rrethuar shtëpinë e prindërve në Kurbin që ta arrestojnë duke i terrorizuar familjarët.
Ai pranoi se ka qenë pjesë e protestës së PD madje ka qenë drejtues i protestës për Thumanën, ndërsa e cilësoi terror dhunimin e shtëpisë së tij në kohë që ai nuk ndodhej aty pasi jeton në Tiranë dhe nuk ka asnjë njoftim të sakë nëse është i shpallur në kërkim apo jo.
“Policia e Kurbinit ka shkuar në shtëpinë e prindërve, ka hyrë me një furgon brenda oborrit, është ndeshur me nënën time. Kanë thënë kërkojmë Mariglen Doçi, duam të bëjmë një kontroll, nëna i ka ftuar të hyjnë, kjo ka ndodhur para 2 orësh. Kam qenë në protestë dhe e mbështes fuqishëm, më telefonin nëna, që dukej e frikësuar. Në mëngjes sot kam parë njoftimin e policisë për personat e shpallur në kërkim nga policia dhe nuk e gjeta emrin tim. I thashë nënës që mund të kontrollojnë gjithçka, nuk kemi asgjë për të fshehur. Nuk më kanë kontaktuar fare. I kam kërkuar oficerit të policisë të më japë informacion çfarë kërkon në shtëpinë time, se unë vij vetë në komisariat, këto janë metoda terrori. Nuk kam asnjë njoftim të saktë nëse jam në kërkim apo jo”, tha ai.
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump