Situatë dramatike në Gjermani, rritet numri i pacientëve dhe nuk ka hapësira në spitale
Autoritetet në Gjermani apeluan për masa të menjëhershme për të vënë nën kontroll valën e tretë të COVID-19. Këtë muaj është regjistruar një numër rekord i pacientëve në terapi intensive.
Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, e përshkroi situatën e COVID-19 në vend si dramatike, teksa u kërkoi rajoneve federale të vendosin sa më parë kufizime, pa pritur vendimin e kabinetit qeveritar.
Qeveria gjermane pritet të vendosë kufizime mbarë-kombëtare për të përballuar valën e tretë të pandemisë së COVID-19, pas apelit të mjekëve të cilët po ngrenë alarmin mbi rritjen e numrit të të shtruarve në spitale.
“Kjo është arsyeja pse unë bëj thirrje shteteve federale në këtë situatë emergjence: është diçka pozitive që ne, nëpërmjet një ligji të përbashkët do të mund të vendosim kufizime mbarë-kombëtare, por ne nuk duhet të presim votimin e parlamentit në javën e ardhshme. E kam thënë edhe javën që shkoi që na duhen masa shtesë dhe se duhet të veprojmë sa më shpejt. Koha nuk është në favorin tonë dhe çdokush ka mundësinë për të marrë masa dhe mos të presë për votimin e ligjit në parlament”, u shpreh Jens Spahn, ministri gjerman i Shëndetësisë.
Gjermania regjistroi të enjten 29 mijë raste të reja infektimesh me COVID-19, rritja më e madhe ditore e rasteve që nga datë 8 janar, teksa u raportuan edhe 293 viktima nga COVID-19.
Në Gjermani po mbizotëron varianti britanik i COVID-19, i cili ka transmetueshmëri dhe virulencë më të lartë se varianti tradicional.
Të frustruar nga dështimet për të implementuar masat e reja kufizuese nga pushtetet lokale, kancelarja Angela Merkel i ka kërkuar parlamentit gjerman ti garantojë qeverisë federale pushtet të përkohshëm për të vendosur masa kufizuese në zonat me rritje të rasteve të COVID-19. Vendimi duhet të kalojë më pas në Bundestag, edhe pse po has në kundërshti nga opozita.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus