Libri për Eugene Pittard, humanisti zviceran që loboi për lidhjen e kombeve
Figura e akademikut, antropologut dhe arkeologut zviceran Eugene Pittard u soll sot në vëmendje në një aktivitet, që solli të plotë përmasat e tij intelektuale, shkencore dhe humanitare.
Arkeologu solli ndihma humanitare gjatë zisë së bukës më 1924, zbuloi zonën arkeologjike të Trenit në Prespë ndërsa loboi për Shqipërinë në lidhjen e kombeve.
Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, vlerësoi lidhjen mes dy vendeve përmes tij.
“Sot festojmë jetën dhe veprën e një intelektuali zviceran, kontributet e të cilit për Shqipërinë, kanë lënë një gjurmë të dukshme në historinë e dy vendeve tona. Ai është pa dyshim një trashëgimi e vërtetë zvicerano-shqiptare. Ai u bë zëdhënës ndërkombëtar i Shqipërisë në një moment delikat. Pittard kontribuoi fuqishëm për të drejtat e vendit, për sovranitetin, dhe luajti një rol vital në pranimin e Shqioërisë në Lidhjen e Kombeve” , tha Huber.
Studiuesi Luan Rama tha se Pittard së bashku me gruan e tij Helene Pittard, erdhën në Shqipëri dhe takuan figurat më të njohura politike e kulturore të Shqipërisë së Viteve 1920.
Kudret Isaj, autor i një studimi për lidhjen e Pittard me Shqipërinë vuri në dukje sakrificën e arkeologut për Shqipërinë që të mos i rrezikohej e ardhmja.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta