250 aventurat e Alice në Shqipëri, gazetarja promovon librin e saj të parë

13 Qershor 2024 | 18:44

Mes miqsh, personalitetesh dhe dashamirësish, gazetarja britanike Alice Taylor promovoi librin e saj të parë, në shqip dhe anglisht.

“Alice në Shqipëri: 250 aventura” është një rrëfim personal i përvojave që Taylor ka grumbulluar në 7 vitet e jetesës në Shqipëri.

Përmes tregimeve me një gjuhë sa të sinqertë, aq edhe poetike, autorja fton lexuesin vendas dhe të huaj të përjetojë përvoja autentike në Shqipëri, duke shkuar në vende që të surprizojnë, dhe duke i dhënë zë traditave që po shuhen dalëngadalë.

“Dua që njerëzit të përqendrohen tek ajo që po them për Shqipërinë, për njerëzit për të cilët flas, për traditat për të cilat kam shkruar dhe që po shuhen, për vendet që janë në rrezik shkatërrimi apo janë shkatërruar. Është me rëndësi të krijohet një perceptim pozitiv për Shqipërinë. Unë kam një vajzë, ajo ka shokë e shoqe dhe dua që ata të rrinë në Shqipëri, ta duan vendin, të ndihen krenarë dhe ta bëjnë këtë vend më të mirë”,-tha Alice Taylor.

Për t’i kthyer diçka vendit që i ka dhënë shumë, Taylor ka vendosur që 10% e fitimeve nga shitja e librit të shkojnë për fondacionin Mary Ward Loreto që ndihmon viktimat e trafikimit.

“Alice është një humaniste e vërtetë dhe shembull frymëzues për të gjithë ne. Në emër të fondacionit që unë drejtoj, dëshiroj ta falënderoj përzemërsisht Alice sepse ky është një kontribut i jashtëzakonshëm. Do të doja që shembullin e saj ta ndiqnin sa më shumë njerëz”,- Redion Qirjazi, drejtues, fondacioni Mary Ward Loreto.

Në rolin e një ambasadoreje jozyrtare për turizmin, autorja uron që libri të zgjojë kureshtje te sa më shumë njerëz për të ardhur dhe vizituar Shqipërinë.

“Dua që libri të tërheqë turistët, sidomos ata që mendojnë ku të shkojnë për pushime. Ky libër do t’ju shërbejë si një guidë për të gjitha vendet që mund të vizitojnë. Doja të tërhiqja edhe njerëz nga diaspora që i ka marrë malli për vendlindjen dhe janë krenarë për të”,-tha Taylor.

Përveçse në Shqipëri, libri do të promovohet në javët në vijim edhe në Belgjikë dhe Shtetet e Bashkuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
12:38 | 11/07/2026

Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e fondit rezervë për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Gjatë një...
12:30 | 11/07/2026