“Kosova, sovraniteti përballë integritetit”, Arben Çejku promovon librin e ri
“Kosova, Sovraniteti përballë Integritetit” i autorit Arben Çejku, u promovua ditën e sotme në Universitetin Europian të Tiranës.
Kjo vepër e botuar fillimisht në shqip në qershor të vitit 2020, tashmë është përkthyer dhe në anglisht nga ambasadori Avni Spahiu.
Ky libër është i fokusuar mbi çështjet rreth situatës politike, statusit të çështjes së Kosovës ndërkombëtarisht, çështje të diplomacisë në Ballkan me fokus marrëdhëniet Kosovë- Serbi.
Vetë autori tregoi se si nisi ideja për botimin e këtij libri, ndërsa theksoi se brenda veprës ka dhe dokumente.
“Lidhja ime me Kosovën është e shumëfishtë, por ajo që është profesionale lidhet me vitin 1993, kur kam filluar punë si diplomat, kur më ra dosja e Ballkanit. Kosova ishte në skuta të pazgjidhura të rajonit të Ballkanit. Me kureshtjen e gazetarit për të parë se si është diplomacia. Puna e vërtetët diplomatike tani është në Kosovë. Kemi një qasje jo të drejtë me kohën”,-tha Arben Çejku.
Autori shtoi se qëllimi i tij nuk ka qenë thjesht t’i drejtohet publikut shqiptar por të jetë dhe një kontribut për institucionet akademike dhe ndërkombëtare
“Përpjekja ime është që me këtë libër të përpiqemi të ballafaqojmë sa të mundemi propagandën dhe literaturën që bëhet nga ana e Serbisë. Tema qe trajtoj vazhdon të mbetet aktuale dhe sot”,-tha Çejku.
Libri u vlerësuar dhe nga ish-ministri jashtëm i Shqipërisë dhe shkrimtari Besnik Mustafaj shkrimtar
“Jam një nga lexuesit e parë të Arben Çejkut. I thashë se unë do e lexoj si mik, por nuk jam i detyruar ta pëlqejë. Por sinqerisht jam I impresionuar nga cilësia e punës që kishte bërë Arben Çejku”,-tha Mustafaj.
Përveçse në Kosovë dhe në rajon, libri është promovuar dhe në SHBA, që ka qenë një nga diplomacitë që ka mbështetur çështjen e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 09:49 Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile
- 09:32 Manjatit malajzian i kërkohet të revokojë emërimin e kryetarit të portit, shkak lidhjet me Epstein
- 09:31 37.5 miliardë dollarë për luftën me Iranin, Hegseth paraqet raportin e ri në Senat