“Nostalgji arbëreshe”- Poeti prezantoi librin e tij në qendrën kulturore në Prrenjas
“Nostalgji Arbëreshe”, monolog i poetit, dramaturgut, shkrimtarit dhe gazetarit publicist arbëresh, Mario Caliva u prezantua në Qendrën Kulturore në Përrenjas.
Me një shqipe të pastër, i riu arbëresh nuk e harroi kurrë origjinën e të parëve. Vjen në Shqipëri herë pas here, e nëpërmjet monologut, thotë se nuk do të mjaftonte një jetë për të shuar nostalgjinë aq të madhe që ka për Shqipërinë.
“Jam me shumë emocione. Faleminderit nga zemra jam pa fjalë, kur shikoj gjithë këta artista të mëdhenj që jetojnë kulturën tonë. Nostalgjia është më shumë se një kujtim. Nostalgjia është një dashuri, që shkon përtej maleve. Ekziston në të gjitha kohërat e konceptuara nga njeriu. Zemra e të tashmes që kujton të shkuarën. Ekzistojnë nostalgji kaq të mëdha sa nuk mjafton vetëm një jetë”, tha poeti arbëresh Mario Caliva.
Aktivitetit iu bashkuan edhe artistët e Ansamblit të Qendrës Kulturore të cilët performuan shkëlqyeshëm valle arbëreshe e valle të zonës tonë, e ndërsa nxënës të shkollave, interpretuan pjesë nga koleksioni i poezive të poetit. Pasi i dhuroi edhe një certifikatë mirënjohjeje, kryetari i bashkisë Nuri Belba tha se Prrenjasi është qytet i vogël por me shumë potencial.
“Jemi një qytet i vogel por kemi potencial të pakrahasueshëm me të tjerët”, tha Nuri Belba, kryetari i Bashkisë Prrenjas.
Mes veprave të shumta, arbëreshit Mario Caliva, ka sjellë përmes një libri dëshmi dhe intervista të 21 qytetarëve shqiptarë që arritën në brigjet italiane të mbushur me anijet e shpresës.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit