Dita e Kulturës Arbëreshe, mbahen aktivitete dhe koncert në Gjirokastër
Në Ditët e Kulturës Arbëreshe në qytetin e Gjirokastrës është zhvilluar një aktivitet i veçantë, i cili ka pasur në qendër promovimin e traditave dhe kulturës arbëreshe të trashëguara në breza.
Në qytetin e gurtë erdhi një grup përfaqësuesish të Bashkisë të San Marzanos, një prej komuniteteve më të mëdha të arbëreshëve në Itali.
“Për mua është hera e parë në Shqipëri dhe këtu në Gjirokastër dhe mund të them që mikpritja ishte e një niveli të tillë që nuk e prisnim , me të vërtetë shumë e bukur. Është mjaft e mirë ideja që diskutuam për binjakëzimin mes bashkive të Gjirokastrës dhe San Marzanos, e cila është një bashki me komunitetin arbëresh ndër më të mëdhenjtë në Itali,” – u shpreh Françesko Leo, kryetar i bashkisë San Marzano.
Pjesë e organizimeve ishte edhe një koncert nga artistët popullorë arbëreshë që performuan elementët folklorikë dhe tradicionale të zonës së San Marzanos, dhe shfaqja u ndoq masivisht nga publiku.
“Në këto ditë feste, në këto ditë të shënuara për shqiptarët dhe patjetër edhe për Gjirokastrën dhe Bashkinë e Gjirokastrës ne kemi pasur kënaqësinë dhe nderin të kemi kryetarin e Bashkisë të San Marcanos, një mik, një kryetar bashkie ndryshe nga të tjerët në fakt që ka një afinitet, ka një lidhje dhe një dashuri tjetër edhe me Shqipërinë dhe këtej e tutje me Gjirokastrën , kemi diskutuar dhe shumë shpejt do të kemi edhe një binjakëzim midis dy qyteteve për të vazhduar bashkëpunimin jo vetëm kulturor, artistik,” – u shpreh kryetari bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi.
Përgjatë muajit nëntor në Gjirokastër janë zhvilluar një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike, të cilat kanë pasur në qendër kontributin e patrioteve për Shpalljen e Pavarësisë dhe rezistencën antifashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë