28 Nëntori, përgatitet muralja 70 metra me portretet e 17 patriotëve në Gjirokastër
Në prag të festës së Shpalljes së Pavarësisë, në hyrje të Parkut të Viroit, në Gjirokastër është duke u përgatitur një pikturë murale me imazhet e 17 figurave patriotike, duke përfshirë edhe ata gjirokastritë. Realizmi i kësaj muraleje me gjatësi rreth 70 metër po mundësohet nga i riu Bledar Çakalli.
“Kjo është një sfidë, që nga sfidë më është kthyer në detyrë, Gjirokastra është vendi i Çerçiz Topullit dhe diçka që mungon për qytetin e Gjirokastrës. Projekti është që e kemi nisur me Skënderbeun dhe ne Ismail Qemalin por do të vijohet me figura të tjera”,-tha Çakalli.
Bledari shprehet se ndihet i emocionuar ndërsa punon për muralen në këtë atmosferë të Festave të Nëntorit. Ai ka realizuar murale me simbolika patrioteike edhe në zona të tjera të vendit por këtë të Gjirokastrës e cilëson një kontribut me vlerë për promovimin e veprës së patriotëve në shërbim të çështjes kombëtare.
“Ndjesia është më shumë me problemet që ne hasim sot dhe kur pikturon figura të tilla të jep mendimin aë ata kanë bërë më shumë se ne dhe s’duhet të ankohemi për çfarë problemesh na dalin gjatë rrugës. Çështja ime dhe kauza është për figurat kombëtare me i ringjall dhe kam qenë në shumë vende në Vlorë, në Dibër, Kukës, Kosovë, Sarandë”, – u përgjigj Çakalli.
Duke qenë se piktora murale realizohet anës pedonales së Parkut të Viroit janë të shumtë qytetarët që vlerësojnë punën artistike të dizenjuesit të saj ndërsa Bledari shprehet se do të rikthehet sërish në Gjirokastër për realizmin e një tjetër muraleje
“Fakti që njerëzit po më vlerësojnë kjo më bën të ndihem mirë dhe të vazhdoj dhe është një shtysë shumë e madhe për kauzën që përfaqësoj. Siç e thashë dhe më përpara është vend me një histori shumë të madhe dhe kryesisht me figurat kombëtare jam i lidhur shumë dhe nuk besoj se do të jetë hera e fundit këtu në Gjirokastër”,-tha Bledar Çakalli.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare