Del libri “Hebreu i Fundit”, 17 tregime e 3 novela nga Hajno për realitetin shqiptar

28 Maj 2024 | 17:37

Libri “Hebreu i Fundit” është botimi i fundit që vjen për lexuesin shqiptar, si një përmbledhje tregimesh e novelash. Autori Shkëlqim Hajno tregon realitetin shqiptar me ngjarje të shtrira nga pushtimi deri më sot.

“Hebreu i fundit” është rikthimi te libri pas 40 vitesh i Shkelqim Hajnos.

Pas 50 vitesh gazetari në Sarandë, histori njerëzore dhe karaktere të ndryshme e frymëzuan, për të hedhur në letër 17 tregime dhe 3 novela që tregojnë ngjarje të realitetit shqiptar, që nga koha e pushtimit osman e deri më sot.

“Janë 17 tregime dhe 3 novela të cilat rrokin një periudhë kohore dhe gjeografike nga përpara pushtimit osman dhe deri në ditët tona”, tha Shkëlqim Hajno.

“Këto shkrime janë produkte të 10 viteve të fundit derisa unë në vitin 2023 vendosa ti botoja dhe krijova bindjen që duhej të dilnin në një libër dhe kjo ishte koha e duhur që ato shkrime të dilnin nga sepetet e kujtesës”, tha më tej Hajno.

Një pjesë e mirë e tregimeve kanë subjekt minoritetin etnik grek, ose emigrantët shqiptarë në tokën helene, për të treguar realitetin e plagët e emigracionit.

“Sepse fatet e njerëzve kanë qenë të tilla që lidhen edhe me ndarjen si me dhunë të Shqipërisë nga lëvizjet e lira nga bota përtej dhe mbyllja si në një burg të madh, ishte vendi jonë duke mbyllur lidhjet e dikurshme të emigrimit të kurbeteve. Janë fate njerëzore që pavarësisht nga kufiri që është atje tej janë të ngjashme, të ndara siç ndahet ajo buka në mes, dhe i shkon përshtat novelës “Buka e ndarë” duke rrokur fate njerëzish në kohë të ndryshme, përpara luftës së dytë botërore dhe më pas”, tha Hajno më tej.

Historitë e gjalla të njerëzve të thjeshtë të takuar në jug të Shqiperisë, në dekada të ndryshme, do të vazhdoj ti botoj si dëshmi të realitetit.

“Sigurisht këtu ka reflektime të subjekteve të temave të tjera, por ndërkohë kam në proces një libër tjetër, “Shënime në Mz”. Mz është një motoçikletë gjermano-lindore që ishte shumë e njohur përpara vitit 90 në Shqipëri dhe aty janë subjekte gazetareske por në trajtën e tregimeve në jo më shume se një faqe”, tha Hajno.

50 vitet e fundit të Shkelqim Hajnos, janë ndarë mes pasionit për gazetarinë dhe librin, me të përbashkëtën që në të dyja shruan për historitë e fatet e njerëzve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026