Aplikime për përkthimin e librave shqip në QKLL, si do zgjidhen fituesit
6 vepra të letërsisë shqipe do të shohin dritën e botimit pas përkthimit në gjuhë të huaj. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka mbyllur aplikimet e fondit të përkthimit ku 12 shtëpi botuese kërkuan mbështetje për të përkthyer disa vepra të letërsisë sonë.
Lista kryesohet nga kolosi i letrave shqipe Ismail Kadare me “Vajza e Agamemnonit” për tu përkthyer në rusisht dhe “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” në gjuhën serbe, ndjekur nga Ylljet Aliçka në gjuhën arabe dhe italiane, Namik Dokle, Shemsi Mehmeti, Ledia Dushi, Olimbi Velaj, Maklena Nika, Arian Leka Manjola Hasi dhe Artur Spanjolli
“6 vepra do të jenë ato të cilat do të marrin mbështetjen e qendrës kombëtare të librit dhe të leximit. Qendra mbështet përkthimin e këtyre veprave. Këtë vit sapo e kemi mbyllur fazën e thirrjes së këtij fondi dhe janë rreth 12 aplikime të shtëpive botuese të huaja të cilat aplikojnë për të botuar autorë shqiptarë”,-tha Alda Bardhyli nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
Por si do të procedohet me përzgjedhjen e 6 fituesve të fondit të përkthimit?
“Ne marrim tekstet dhe ua kalojmë për shqyrtim ekspertëve të fushës. Përpiqemi që çdo tekst që aplikon për këtë fond të kalojë nën shqyrtimin e ekspertëve profesional të gjuhës”,-tha Bardhyli.
Mbështetja e librit shqip për të depërtuar tek lexuesi i huaj është një sfidë e madhe ndaj QKLL çdo vit mbështet përkthimin si një stimul që letërsia shqipe të njihet ende më gjerë, në troje të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë