Përkujtohet Robert Shvarc, miq dhe të afërm nderojnë përkthyesin
20 vite me parë u nda nga jeta Robert Shvarc, përkthyesi që solli në gjuhën Shqipe vepra të njohura të letërsisë botërore. Miq, të afërm dhe dashamirës të artit, kanë përkujtuar dje në Qendrën Kombëtare të Librit, intelektualin që la gjurmë në jetën kulturore të vendit me përkthimet, por edhe me prozën dhe poezinë e tij.
Dje në Qendrën Kombëtare të Librit dhe leximit, miq, të afërm dhe lexues të veprave të Robert Shvarcit, në 20 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, zhvilluan një mbrëmje përkujtimore në nder të tij.
Shoqëruar me pijen e tij të preferuar, Kalvados, miqtë përmes fotografive udhëtuan pas në kohë, në përkthimet e tij. “Romani i katërt i Remarkut, “Harku i Triumfit”, që doli në qarkullim në prill të vitit 1988, mbahet nga kritika si kryevepra e tij e dytë.
Fotot nga Roland Tasho, ekspozita e Robert Shvarc, në Qendrën Kombëtare të Librit, ngjallën interesin tek të pranishmit.
“Robert Shvarc, një njeri i lartë i cili hapi dritë në letrat shqipe me përkthimet në gjuhën shqipe të kryeveprave botërore”,-tha Alda Bardhyli, drejtore e Qendrës Kombëtarë të Librit dhe Leximit.
Robert Shvarcit i është dhënë nga Presidenti i Republikës titulli “Mjeshtër i Madh”, në dhjetor të vitit 2002, ndërsa në janar 2003, pak muaj para vdekjes, Këshilli Bashkiak i Tiranës e shpalli “Qytetar Nderi“.
Më 6 maj 2016 Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e shpalli “Nderi i Kombit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë