“Kamza lexon”, zhvillohet edicioni i tretë i panairit të librit

10 Maj 2024 | 16:52

Tradita e panairit të librit vazhdon. “Kamza Lexon” është edicioni i tretë i ekspozimit të librit ku të rinjtë po tregojnë interes çdo ditë e më shumë.

Kamza lexon, është panairi, edicioni i tretë i të cilit po mbahet këto ditë. Depërtimi i librit tek lexuesi është gjithmonë motivi se përse mbahen panairet ku lexuesi takohet me autorin dhe botuesin.

Shkrimtari Viktor Canosinaj, ashtu si në çdo panair është pranë lexuesit. Ai për Euronews Albania tregon si shkoi ky edicion dhe cili grup lexuesi ishte më i pranishëm.

“Në Kamëz ka interes për librin, ka nxënës që lexojnë. Ka një formulë që duhet ta praktikojnë edhe bashkitë e tjera. unë më shumë vij si shkrimtar se sa si botues dhe në këtë aspekt, çdo panair është i dobishëm”,-tha shkrimtari Viktor Canosinaj

Letërsia për fëmijë këtë vit ishte më e kërkuara.

Çdo panair libri ka tematikën e tij, ndaj ky edicion i tretë tentoi të afrojë të rinjtë me librin artistik, e jo më kot shumë shkolla u përfshinë në panele diskutimi me botues, organizatorë dhe autorë. Panairi mbyll siparin ditën e nesërme për të pritur sërish edicionin e 4 që po kthehet në traditë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026