Hapet Panairi i Librit, tituj të rinj, përkthyes e autorë në Pallatin e Kongreseve
Panair i 26-të i Librit ka çelur dyert këtë të mërkurë në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet.
Vizitorët e parë të tij ishin nxënësit dhe studentët. Për 5 ditë me radhë, lexuesit do të kenë mundësi të vizitojnë eventin më të madh kushtuar letërsisë.
“Ky është një aktivitet që përfaqëson më të mirën e kulturës shqiptare, ky nuk është vetëm një aktivitet kulturor, këtu gjejmë lexuesit, autorët e letërsisë, këtu i kemi të gjithë. Viti 2023 ishte një vit që dallon nga tjerët, pasi për herë të parë Shqipëria ishte e ftuar në Panairin e Librit të Torinos”, thotë Petrit Ymeri, kryetar i shoqatës së botuesve.
Libra të zhanreve të ndryshëm kanë zënë vend në 100 stenda e shtëpive botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e veriut dhe Mali i Zi, në pritje të lexuesve pa dallim moshe. Por, ky panair do të ofrojë më shumë se kaq. Mjaft të ftuar, përkthyes, autorë vendas dhe të huaj do të bëhen pjesë e tij për të rrëfyer rreth veprave që përfaqësojnë.
Dyert e panairit do të jenë të çelura deri në 19 nëntor, duke iu ofruar kështu lexuesve besnikë dhe të rinj qindra tituj librash nga autorë shqiptarë dhe të huaj, me çmime të ulura nga 10 deri në 30%.
LEXONI GJITHASHTU:
- Panairi i 26-të i librit hap dyert nga data 15 deri në 19 nëntor
- Komploti një profeci për vitet 2043-2044- Baro zbulon detaje nga libri i Blushit
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi