Rrahën me grushte policin bashkiak, arrestohen babë e bir
Dy persona janë arrestuar këtë të enjte nga policia e Vlorës pasi kanë dhunuar një punonjës të Policisë Bashkiake, jashtë orarit zyrtar të punës së këtij të fundit.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se në pranga kanë përfunduar babë e bir, T. S., 61 vjeç dhe K. S., 36 vjeç.
Policia njofton se shkak i rrahjes me grushte të efektivit të policisë bashkiake është bërë një konflikt për motive banale.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
“Komisariati i Policisë Vlorë ka referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasit T. S., 61 vjeç dhe K. S., 36 vjeç (babë e bir), të dy banues në Bestrovë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në lagjen “11 Janari”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin B. J., 37 vjeç, (punonjës i Policisë Bashkiake, jashtë orarit të punës)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit