Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO jep vendimin për Ervis Berberin

10 Tetor 2024 | 14:04

Apeli i Posaçëm rrëzoi sërish kërkesën e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, për ndryshim të masës së sigurisë.

Berberi kërkoi një masë më të lehtë se ajo e “arrestit në burg,” por kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga gjyqtarja Saida Dollani.

Ish-kreu i ARRSH është në paraburgim që prej datës 16 mars të këtij viti. Bashkë me të, u arrestuan edhe Valter Begaj dhe Ervis Lami. Ky i fundit u lirua nga gjykata e shkallës së parë, por Apeli i Posaçëm e riktheu sërish në qeli, pas ankimimit të vendimit nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Hetimet e SPAK zbuluan se Berberi, gjatë kohës që ishte në krye të Agjencisë për Eficiencën e Energjisë dhe më pas në ARRSH, kishte dhënë gjashtë tendera për kompaninë e ortakut të tij, Valter Begaj. Fitimet nga këto tendera përfundonin tek kompania që ai zotëronte në mënyrë indirekte.

Dy biznesmenët, Lami dhe Begaj, dyshohen se në bashkëpunim me Berberin, kanë kryer shitje fiktive të kompanisë së ish-kreut të ARRSH, si dhe veprime të tjera fiktive për të fshehur veprën penale të korrupsionit.

Hetimet treguan se përfitimi nga kjo skemë arrin në rreth 2.2 milionë euro, të cilat u investuan nga kompania “DAAM” shpk në pasuri të paluajtshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026