Protestuesit serbë provokojnë shqiptarët në një kafiteri në veri të Mitrovicës

10 Tetor 2024 | 15:56

Qytetarë të shumtë serbë kanë protestuar sot para objektit të policisë në veri të Mitrovicës, kundër arrestimit të liderit të ‘Demokracisë serbe’, Aleksandar Arsenijeviq që ka ndodhur të mërkurën pasdite.

Ata kërkuan lirimin e menjëhershëm të Arsenijeviqit, ndërsa mbanin në duar pankarta në gjuhën serbe dhe angleze me përmbajtje “EULEX cila rregull është kjo”, “A është BE e shqetësuar”, “Veç le të shkoj me radhë” , pankartë kjo me fotografi të kryeministrit Kurti, etj.

Nënkryetari i ‘Demokracisë serbe’, Stefan Veljkoviq, tha për KosovaPress se sot qytetarët po protestojnë kundër represionit që po bëhet ndaj serbëve nga ana e kryeministrit Albin Kurti.

“Sot jemi duke protestuar kundër represionit që po e zbaton qeveria e Albin Kurtit dhe do të vazhdojmë të protestojmë edhe ditët në vijim’, ka thënë Veljkoviq.

Protestuesit, në mesin e të cilëve edhe zyrtarë të “Listës serbe”, pas rreth një orë qëndrimi para objektit të policisë, janë nisur këmbë në drejtim të urës kryesore të Ibrit. Me t’u ofruar pranë njw lokali nw veri, i cili ishte i mbushur me mysafirë shqiptarë, filluan thirrjet ‘Serbia, Serbia’, duke provokuar kështu mysafirët që ishin ulur në këtë lokal, ndërsa disa prej tyre afroheshin krejt afër duke ju fishkëlluar para fytyrave. Vetëm falë reagimit të mençur të policisë, pjesëtarët e së cilës ishin rreshtuar para këtij lokali, është evituar ndonjë incident i mundur.

Protesta ka zgjatur më shumë se një orë e gjysmë dhe policia ka vëzhguar gjatë gjithë kohës situatën nga afër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia në Kurbin. Arrestimi i tyre erdhi gjatë operacionit “Vigjilenca 3” ku u kapën në flagrancë në...
12:59 | 25/06/2026

Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi këtë të enjte ka folur për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Bardhi u shpreh se...
12:33 | 25/06/2026

Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”

Shoqëria SORI-AL ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me publikimet e fundit mbi një ngjarje të raportuar në Akademinë e Sigurisë, ku disa studentë...
12:30 | 25/06/2026