Hapet Xhamia e Namazgjasë, Rama: Është trashëgimia e një populli të tërë

10 Tetor 2024 | 16:51

Qindra njerëz morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë nën bekimin e presidentit të Turqisë Rexhep Taip Edogan.

Presidenti turk i shoqëruar nga bashkëshortja e tij bashkë me kryeministrin Edi Rama të shoqëruar nga bashkëshortja e tij mbërritën në brendësi të territorit të xhamisë, ku secili mbajti nga një fjalë përshëndetëse.

Në fjalën e tij në këtë ceremoni, kryeministri Edi Rama tha se hapja e kësaj xhamie është një moment i shumëpritur i komunitetit mysliman që është shtyrë ndër vite për shumë arsye.

“Është një moment kaq i shumëpritur nga Komuniteti Mysliman Shqiptar i shtyrë ndër vite për shumë arsye. Kjo faltore, që buron nga një besim universal, është tanimë trashëgimia e një populli të tërë. Një objekt i munguar kulti në këtë vend ku tempujt mishërojnë tolerancë fetare, siç e pat thënë Papa Françesku në vëllazëri fetare. Sot pas 10 vjetësh xhamia hyn në sofrën e kësaj vëllazërie mirëfilli shqiptare”, tha Rama ndër të tjera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026