Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Vokshi kërkon rikthimin e deputetëve të opozitës

11 Tetor 2024 | 10:36

Këtë të premte u zhvillua mbledhja e Komisionit për Shëndetësinë, ku të pranishëm nga kampi i djathtë ishte vetëm kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi dhe deputeti, Petrit Vasili.

Kjo për shkak se në ndryshim nga mbledhja e fundit, e zhvilluar dy ditë më parë, pjesa tjetër e deputetëve të opozitës që janë të përjashtuar nga jeta parlamentare, nuk ishin të pranishëm.

Për këtë, Vokshi ka kërkuar kthimin e deputetëve të opozitës në mbledhjet e komisionit përmes një shkrese dërguar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

“I kemi dërguar Spiropalit shkresë, pasi kemi deleguar shkeljet e panumërta të deputetëve të këtij komisioni i kemi kërkuar zëvendësimin e nënkryetarit dhe të paralajmërojë 6 deputetët e tjerë. Komisioni hetimor funksionon me ligj të veçantë. Kërkojmë që 5 deputetët e përjashtuar me firmë të Bushkës të jenë këtu prezent deri në fund të komisionit,” -tha ajo.

Ajo ka kërkuar që këto mbledhje të vijojnë në ligjshmëri dhe kushtetueshmëri, nisur nga kërkesa për kthimin e deputetëve.

Sakaq Vokshi kërkoi ndërprerjen e mbledhjes së sotme dhe kërkoi që javën e ardhshme të vijohet me seancat e dëshmitarëve, për të cilën nëse nuk mjafton koha të zgjatet me 2 deri në 3 javë nga seancat plenare për Komisionin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026