Të mbijetuarit nga bomba atomike në Japoni fitojnë Çmimin Nobel për Paqe
Të mbijetuarit nga bomba atomike në Japoni, të organizuar në shoqatën Nihon Hidankyo, kanë fituar Çmimin Nobel për Paqe.
Kryetarja e Komitetit të Nobelit, Berit Reiss-Andersen, vlerësoi përpjekjet e jashtëzakonshme të grupit, duke theksuar se fushata e tyre ka luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e një tabuje ndaj armëve bërthamore, duke kontribuar shumë në lëvizjet globale kundër përdorimit të armëve bërthamore.
Nihon Hidankyo është një organizatë japoneze e të mbijetuarve nga sulmet atomike të Hiroshimës dhe Nagasakit.
“Rrënjët e lëvizjes së të mbijetuarve të bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, e njohur edhe si Hibakusha, shpërblehet me Çmimin Nobel për Paqe, për përpjekjet për ta bërë një botë pa armë bërthamore, dhe duke na treguar si dëshmitar që armët bërthamore nuk duhet të përdoren më kurrë”, ka thënë Komiteti, teksa e ka bërë të ditur fituesin.
Çmimi ka vlerën e rreth 1 milion dollarëve.
Vitin e kaluar, me këtë çmim është nderuar aktivistja iraniane për të drejta të grave, Narges Mohammadi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme