Ndikimi turk në Shqipëri e Serbi, Erdogan ka rritur investimet dhe tregtinë

11 Tetor 2024 | 16:40

Vizita e presidentit Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri dhe Serbi, konfirmon ndikimin që dëshiron të shtrijë Turqia në Ballkanin Perëndimor.

Në Shqipëri, ai shprehu interes për vazhdimin e investimeve dhe zgjerimin e tregtisë, e cila përgjatë viteve të fundit është rritur ndjeshëm me shifra që e kanë vendosur shtetin turk në top-listën e shteteve që po ushqejnë ekonominë tonë.

Kështu përgjatë 5 viteve të fundit, shkëmbimet tregtare janë rritur rreth 70%, duke arritur në 900 mld dollarë dhe ambicia është që ato të arrijnë në 2 mld dollarë. Edhe kompanitë me kapital turk janë shtuar në vend, duke hapur mbi 15 mijë vende pune.

Nga ana tjetër, ritmi i rritjes në Serbi ka qenë i shpejtë, pas vizitës së presidentit Erdogan në Beograd në vitin 2017. Prej asaj kohe, tregtia është rritur 150% dhe numri i firmave që operojnë, pothuajse është 5-fishuar.

Turqia i furnizon të dy vendet me shumicë me hekur, çelik, makineri e plastikë. Ndërkohë, Serbia e furnizon me goma e pajisje e elektrike, ndërsa Shqipëria me  bakër, alumin dhe fara bimore.

Në gjuhën e shifrave është e vështirë të thuash nëse Erdogan do të zgjidhte mes Ramës ose Vuçiçit, por megjithatë ai ka ushtruar ndikim tek ne, për  përhapjen e arsimit dhe besimit fetar mysliman, një ndikim që nuk e ka përhapur dot në mes serbeve ortodoksë. Edhe në teknologjinë e armatimeve furnizimet janë te hapura për të dy vendet, por koha do ta tregojë nëse ka zgjedhur të fuqizojë njërin apo tjetrin shtet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)

Një kamion është rrëzuar paraditen e sotme në zonën e Drogostunjës, në Librazhd, duke shkaktuar bllokimin e plotë të qarkullimit rrugor. Sipas informacioneve nga vendngjarja,...
19:47 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026