Presidenti turk Erdogan mbërrin në Beograd për bisedime zyrtare

11 Tetor 2024 | 08:09

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbërriti në kryeqytetin serb Beograd të enjten mbrëma, në fazën e dytë të një turi dyditor në Ballkan.

Në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit, Erdogan u prit nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Shumë ndërtesa në qendër të Beogradit u mbuluan me flamuj të mëdhenj turq dhe në Pallatin Serb, ku do të pritet zyrtarisht nga Vuçiç të premten.

Vizita e Erdoganit në Serbi pritet të përfshijë një rishikim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dypalëshe.

Pas bisedimeve zyrtare, Erdogan të premten do të marrë pjesë në një forum biznesi, ku krerët e të dy vendeve do të flasin në mbledhje.

Në kuadër të vizitave planifikohet të nënshkruhen edhe marrëveshje të ndryshme për të përmirësuar kuadrin ligjor të marrëdhënieve dypalëshe.

Për më tepër, takimet pritet të mbulojnë çështjet aktuale globale dhe rajonale, duke përfshirë zhvillimet në Ballkan si dhe sulmet e Izraelit ndaj Gazës dhe territoreve të pushtuara palestineze dhe Libanit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026