Formula 3 konfirmon 10 skuadrat për sezonet 2025-2027

11 Tetor 2024 | 17:25

9 skuadra nga viti 2024 dhe një tjetër debutuese janë zyrtarisht pjesëmarrëse në botërorin e Formula 3.

AIX Racing, ART Grand Prix, Campos Racing, Hitech Grand Prix, MP Motorsport, PREMA Racing, Rodin Motorsport, Trident dhe Van Amersfoort Racing janë 9 formacionet që pas këtij viti do të garojnë edhe në sezonet 2025, 2026 dhe 2027.

Jenzer Motorsport nuk do të jetë në vijën e nisjes dhe vendin e saj e merr DAMS – skuadër që aktualisht merr pjesë në Formula 2. Ashtu si këtë sezon, cdo skuadër do të ketë 3 makina për një total prej 30 të tillash në pistë.

CEO i Formula 3, Bruno Michel është i kënaqur me nivelin e profesionalizmit dhe ekspertizën e garantuar për përgatitjet më të mira në prag të vitit të ardhshëm.

Ai ka falenderuar Andreas Jenzer dhe stafin e tij në “Jenzer Motorsport” për përkushtimin në Formula 3 që nga dita e parë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024