Kreu i OBSH: Planet e Izraelit për të ndaluar UNRWA janë ‘të papranueshme’

11 Tetor 2024 | 20:08

Ndëkohë që numri i viktimave në Gaza vijon të jetë në rritje, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili kryeson Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) të OKB-së, ka kritikuar planet e Izraelit për të ndaluar Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë ( UNRWA ) në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Gaza në një postim në X.

UNRWA mbështet rreth 6 milionë refugjatë palestinezë që jetojnë brenda dhe jashtë Palestinës, duke ofruar shërbime të drejtpërdrejta, si shkolla, qendra shëndetësore parësore dhe shërbime të tjera sociale.

“UNRËA u krijua nga vendet e botës – anëtarët e OKB-së – për të siguruar shëndetin dhe mirëqenien e palestinezëve dhe e ka bërë këtë për më shumë se 70 vjet”, tha Tedros.

Kujtojmë se mbi 42 mijë palestinezë janë vrarë që nga nisja e luftimeve në Gaza një vit më parë mes të cilëve mbi 16 mijë janë fëmijë.

Ndërkohë mbi 1000 viktima janë raportuar nga kampi izraelit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026