Fluturimet në qiellin e Gjirokastrës, pilotët nga Kosova rrëfejnë përjetimet
Shtatë pilotë nga Kosova, përkatësisht 5 djem dhe 2 vajza garojnë në Kampionatin Europian të Sporteve të Ajrit që po zhvillohet në Gjirokastër.
Ekipi kosovar falë përgatitjes sportive, talentit dhe cilësisë së fluturimeve është ndër konkurrentët e fortë duke pretenduar edhe fitoren si kampion të kompeticionit evropian të sporteve të ajrit.
Mes të tjerash pilotët rrëfejnë emocionet ndërsa fluturojnë në qiellin e kaltër mbi qytetin e gurtë të Gjirokastrës.
“Nuk është hera e parë që vij në Gjirokastër për mua është gjithmonë më ndryshe dhe gjithmonë ndihem shumë mirë këtu, sa herë që vij është një eksperiencë e jashtëzakonshme sidomos tani në këtë kampionat europian që është një diçka shumë e veçantë për mua, do të thotë, sikur me rezultate por edhe me ndjesitë që kam në këtë vend”,-tha Gëzim Statovci, pilot.
“Është emocionuese kur e di që jam kosovare dhe fluturoj mbi qiellin e shqiptarisë në mesin e shumë pilotëve të mirë botëror dhe europian edhe duke e ditur që Kosova është për momentin në rang listën e parë si ekip”,-tha Kosovare Leskovci, pilote.
Pjesëmarrës në Kampionatin e 8-të Europian të Sporteve të Ajrit janë 22 shtete dhe 100 pilotë nga vende të ndryshme të botës. Krahas vlerave sportive ky eveniment promovon edhe resurset turistike të qytetit të gurtë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë