“T’i harrojnë votat” – Bilanci i përmbytjeve në Vlorë: 323 banesa dhe 73 biznese

11 Tetor 2024 | 16:34

“Të thoshte, dale ku jetojnë këta njerëz? Se shteti mua më merr taksat, shteti mua më rrjep”.

Kjo është lagjja ‘Hajro Cakërri’ në Vlorë. Pamjet e filmuara mëngjesin e kësaj të premte, një javë pas përmbytjeve të 4 tetorit, tregojnë qartë dëmet e shkaktuara në këtë bllok banimi, ku jetojnë rreth 30 familje.

Ende shihen shenjat e përmbytjeve, lagështia në muret e banesave dhe balta në rrugica, të cilat janë të vështira për t’u aksesuar.

Situata alarmante në të cilën u përfshi Vlora ishte e papërballueshme për të gjitha familjet vlonjate, por më të prekurit mbeten pensionistët dhe moshat e treta.

“Pse kaq ky shteti ynë kështu pse, për çfarë arsyeje? Ata të bashkisë pse nuk vijnë një herë të shikojnë kush u mbyt në këta njerëz? Asnjë njeri nuk ka ardhur, kam gjithë ditën sot e akoma s’më ka ikur balta, hajde të vish të shikosh andej qysh është bërë”, thotë një e moshuar.

“Po kur të kenë nevojë për vota, do vijnë ata? As mos ta shkojnë ndërmend, më vuan shpirti, marr 100 mijë lekë pension, ça do t’i gëzoj kësaj jete, e ç’më do mua bashkia, nuk erdhi të thoshte moj nënë, u mbyte a s’u mbyte?!” shprehet një e moshuar

Sipas qytetarëve shkaku kryesor që solli shirat e rrëmbyeshëm në shtëpitë e tyre ishte mosfuksionimi i kanalit pranë lagjes ‘Hajro Cakëri’, për të cilin ata prej muajsh kanë drejtuar ankesa për ta rregulluar.

Sipas banorëve, puna e inspektorëve në terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara, është një proces shumë i ngadaltë. Sipas emergjencave civile janë verifikuar deri tani 323 banesa dhe 73 biznese të dëmtuara nga përmbytjet e datës 4 tetor. 200 mijë euro janë parashikuar nga emergjencat civile për t’i kaluar të prekurve nga përmbytjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026