Kosova merr fitoren e dytë, serbët vijojnë provokimet në ndeshje

13 Tetor 2024 | 11:13

Edon Zhegrova është rikthyer me gol te përfaqësuesja e Kosovës duke dhuruar një paraqitje tejet pozitive, me dardanët të cilët rrëmbejnë fitoren e dytë në grup në Ligën e Kombeve. Përballja ndaj Lithuanisë ishte tejet e luftuar nga të besuarit e Franco Fodas duke bërë autokritikë për paraqitjet e mëparshme, si dhe iu përgjigjur më së miri kritikave.

Goli i parë erdhi nga Edon Zhegrova në minutën e 20’, ndërsa Krasniqi do të dyfishonte në fraksionin e dytë. Lituanezët reaguan me Golubickas, për të vulosur shifrat 1-2. Fitore të shtunën regjistruan dhe Portugalia, Spanja, Kroacia e Serbia, me këta të fundit që mposhtën Zvicrën në shtëpi.

Kampionët në fuqi të Evropës mposhtën minimalisht Danimarkën, ndërsa mjaftoi një gol i Zubimendin. Cr7 është padiskutim lojtari më në formë i luzitanëve, duke shënuar një tjetër gol me fanellën e Portugalisë, në duelin me Poloninë në transfertë. Skuadra e tij triumfoi në shifrat 1-3, ndërsa dy golat e tjerë erdhën nga Silva e një autogol i Bednarek, për polakët Zielinski.

Sfida mes Zvicrës e Serbisë u shoqërua sërish me tensione ku tifozët vendës vijuan provokimet ndaj shqiptarëve. Flamuri i Serbisë me trojet shqiptare të përfshira në të ishte sërish në shkallët e stadiumit, ndërsa ndërhyrja e policisë bëri që të qetësohej situata. Përballja i fitua nga serbët 2-0.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike

Një nga operacionet më të mëdha kundër korrupsionit në historinë moderne të Irakut është duke u zhvilluar, me forcat e sigurisë që kanë arrestuar politikanë,...
17:18 | 28/06/2026

“Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues

Në Qendrën Kulturore të Libohovës u vu në skenë shfaqja sensibilizuese “Ti themi jo bullizmit”. Pjesa teatrore ishte një krijim origjinal i vetë nxënësve, të...
16:41 | 28/06/2026

Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet

Temperaturat e larta, që këtë fundjavë kanë arritur deri në 35 gradë Celsius, kanë mbushur plazhet e Vlorës me mijëra pushues. Turistë vendas, por edhe...
16:19 | 28/06/2026