Shtëpia e barit në Selitë, lirohen 3 specialistët e OSHEE, në kërkim organizatori 

13 Tetor 2024 | 13:39

Gjykata e Tiranës la në burg 3 nga 7 personat e arrestuar për magazinën e barit që u zbulua pak ditë më parë në zonën e Selitës në kryeqytet.

Arrest në burg u caktua për Erlind Tresën, Asqeri Likajn, mirëmbajtësin e godinës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe shtetasin Elvis Lala.

Ata akuzohen për kultivim kanabisi të kryer në bashkëpunim, ndërsa personi që ka organizuar kultivimin e kanabisit, 46-vjeçari Sajmir Karaj është shpallur në kërkim nga policia.

Për 3 punonjësit e OSHEE, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe Reshit Tresën që jetonte  pranë vendit ku ishte kultivuar kanabisi, gjykata caktoi masën e arrestit shtëpiak.

Nga hetimet ka rezultuar se nga banesa 46-vjeçarit, që gjendej rreth 30 metra larg godinës ku ishte mbjellë kanabisi, nëpërmjet një tuneli janë lidhur tubacionet e ujit që  shërbenin për vaditjen e bimëve narkotike.

Hetimi ka zbuluar se nëpërmjet linjës së energjisë elektrike që furnizonte katin e parë të godinës, ku janë edhe zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ishte bërë një ndërhyrje e paligjshme për të furnizuar me energji elektrike sipërfaqen ku u gjetën 193 rrënjë kanabisi të mbjella në vazo që kishin arritur lartësinë nga 90 deri në 120 cm. Ndërkohë, në proces tharje janë sekuestruar edhe rreth 100 bimë të tjera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026