Sinner fiton trofeun e 7-të sezonal, italiani triumfon në Shangai

13 Tetor 2024 | 19:43

2 javë më parë humbiste finalen e Pekinit, por duket se një titull i humbur nuk ndikon në mentalitetin e një kampioni, i cili u rikthye edhe më i fortë.

Jannik Sinner, njeriu i momentit fitoi trofeun e Shangait, duke mposhtur në finale një emër të madh të raketës, siç është Djokovic. Me rezultatin 2-0 Sinner i dha një leksion serbit, duke i rrëmbyer trofeun, në sezonin më të suksesshëm të karrierës së tij.

Jannik Sinner ishte dominues duke i fituar të dyja setet, ku në të parin vështirësia ishte më e madhe. 7-6 seti i parë dhe 6-3 në të dytin, kaq i mjaftoi 23-vjecarit që të fitonte trofeun e 7-të sezonal në tenis. Një vit plot me arritje, teksa ishte shumë pranë fitimit të titullit në Pekin, por u mposht në finalen e madhe nga Alcaraz.

Pavarësisht asaj disfare, italiani u kthye edhe më i fortë, duke mposhtur numrin 4 të botës, me Sinner që rikthehet në krye të piramidës botërore të tenisit. Sa i përket 5 më të mirëve, i dytë renditet Alcaraz më pas Zverer, Djokovic e në vendin e pestë, rusi Daniil Medvedev.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026