Kualifikohet Medvedev, fiton 3-2 ndaj gjermanit Zverer. Djokovic bie në gjysmëfinale

26 Janar 2024 | 16:12

Finalja e Australian Open në tenis do të luhet mes rusit Medvedev dhe atletit Italian Siner. Dyshja në fjalë u kualifikuan pas një performance të jashtëzakonshme në gjysmëfinale.

Djokoviç i ka dhënë lamtumirën Austrlian Open, duke u mposhtur nga italiani Sinner, me këtë të fundit që mbërrin në finale, ndërsa ka njohur dhe kundërshtarin e tij. 22-vjeçari sfidon rusin Medvedev me këtë të fundit, që po ashtu mori një fitore spektakolare me përmbysje ndaj Alex Zverer.

Mëngjesi i së premtes ka prodhuar dy përballje spektakolare, ku padyshim surprizë mund të konsiderohet eliminimi i serbit. 36-vjeçari u mposht 1-3 nga Sinner, ndërsa i vetmi set në të cilin mundi të triumfonte ishte ai i tretë. Dueli nisi mirë për italianin që mori një fitore bindëse në setin e parë 1-6, duke e konfirmuar në të dytin me rezultatin 2-6. Djokovic reagoi në setin e tretë, duke dhënë shenjat e një përmbysje, por këmbëngulja e Sinner bëri që të fitonte dhe setin finalë 3-6. Komentet pas sfidës ishin të pakta prej tij, duke pohuar se festa nis pas finales.

Gjysmëfinalja e dytë po ashtu ishte emocionuese, aty ku Medvedev përmbysi gjermanin Zverer 3-2. 26-vjecari i lindur në Hamburg bëri një nisje spektakolare duke i ftuar setet e para me rezultat 5-7 dhe 3-6. Në të tretin nisi përmbysja e madhe nga Medvedev, duke fituar radhazi 7-6, 7-6 dhe 6-3. Finalja do të ndahet mes Medvedev dhe Sinner, ndërsa 2 tenistët janë përballur 5 herë në vitin 2023, ku 3 nga sfidat i ka fituar italiani.

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet këtë të enjte nga gazetarët në lidhje me deklaratat e ministres serbe, e cila pak ditë më...
13:26 | 16/07/2026

Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
13:05 | 16/07/2026

Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”

Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
12:40 | 16/07/2026