Startup Window: Kineton Albania – Software-i Shqiptar për McLaren!
Në episodin e rradhës të Startup Window, do të zbulojmë historinë frymëzuese të Kineton Albania, një kompani që po vendos Shqipërinë në hartën globale të industrisë automobilistike. Në një vend ku prodhimi i makinave nuk është traditë dhe infrastruktura mungon, themeluesi Mario Kazazi kthehet pas 27 vitesh jashtë vendit për të ndërtuar diçka të paprecedentë.
“Historia ime është që unë kthehem në Shqipëri pas 27 vitesh… Kam themeluar Kineton Albania si një punë dytësore, por besimi në këtë projekt më bëri të zhvendosem për të drejtuar kompaninë në Tiranë.”
Kineton Albania ofron shërbime të avancuara në inxhinierinë e softuerit për markat më ikonike të makinave në botë, duke përfshirë Alfa Romeo dhe McLaren. Përmes përdorimit të teknologjisë hardware-in-the-loop, kompania është bërë një pikë referimi për zhvillimin dhe testimin e softuerëve të makinave moderne.
“Shërbimet që ne japim janë kryesisht zhvillim dhe testim i softuerit. Duke qenë se bëhet fjalë për një aplikacion kritik të softuerit, pasi kontrollon sistemin e frenimit të një makine, faza e testimit është shumë e rëndësishme.”
Dhe sfidat nuk kanë munguar. Falë mbështetjes nga Startup Agency Albania, Kineton po ndërton një sistem të ri testimi për makinat e së ardhmes, me qëllim që Shqipëria të bëhet një qendër teknologjike në rajon.
“Ne punojmë për softuerin, por na mungon hardware për testime. Kemi bërë një hap të parë falë Startup Agency Albania. Fondet që kemi përfituar do të shkojnë për të ndërtuar një infrastrukturë testimi moderne për makinat e së ardhmes.”
Mos e humbisni episodin e Startup Window, ku do të shihni se si Kineton Albania po sfidon kufijtë, po transformon industrinë e automotivit dhe po sjell inovacionin më të fundit për të krijuar një epokë të re për teknologjinë shqiptare!
Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE