President Bajram Begaj kthen në Kuvend ligjin për “Inspektimin”
President Bajram Begaj ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. Dekreti, i datës 10 tetor 2024, është dorëzuar tashmë në parlament dhe do nisë rrugën parlamentare, ku do të shqyrtohet fillimisht në komision dhe më pas në seancën plenare.
Në arsyetimin e tij, Presidenti thekson se ndryshimet në nenin 68 nuk janë ndjekur sipas procedurës së rregullt të përcaktuar nga Rregullorja e Kuvendit.
Ai vëren se për këto ndryshime nuk ka pasur një nismë formale legjislative, as regjistrim të projektligjeve në programin e punës të Kuvendit, as konsultime publike, apo një procedurë të veçantë shqyrtimi.
Gjithashtu, shton se nuk ka pasur as opinione nga ekzekutivi për secilin ligj, përfshirë analizën e kostove financiare, apo deklarata nga qeveria për mbulimin e këtyre kostove.
“Po ashtu, nuk janë përgatitur raporte të veçanta vlerësimi nga komisionet përkatëse parlamentare”, tuhet në arsyetimin e Presidentit.
Presidenti vlerëson se bashkimi mekanik i disa ligjeve të ndryshme në natyrë dhe objektiv dëmton procesin legjislativ dhe cilësinë e reformave.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë