Haradinaj: Kurti agjent i Serbisë, ka lënë ushtrinë e tij pa bukë

14 Tetor 2024 | 14:23

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vazhduar ta quaj spiun të Serbisë, kryeministrin Albin Kurti.

Ai tha se Kurti është agjent, njeri i Serbisë dhe tradhtar,  pasi siç tha e la ushtrinë pa bukë, përveç pa veshmbathje e paga të dinjitetshme.

“Në këtë foltore herët i kam thënë mashtrues. Shumica e njerëzve kanë menduar se buron vetëm nga opozitarizmi. Ju lutem angazhimi i tij ditor është i tëri mashtrim. Ai nuk punon në interes të këtij  vendi. Kurti në mënyrë sistematike, në vazhdimësi e dobëson vendin që drejton. Po i dobëson shtyllat jetike të vendit, ato të sigurisë. Po godet pamëshirshëm Policinë, AKI-në dhe ushtrinë në mënyrat më të ulëta të mundshme dhe po vazhdon të godit. I kam thënë një ditë këtu se është spiun i Serbisë. Po është tradhtar ai njeri që e len ushtrinë e vet pa bukë. Ky njeri e ka lënë ushtrinë e vet pa bukë, pse e bën ky këta? Pse po i ndodh këtij? Pse s’i ndodhi dikujt gjatë ekzistencës sonë që 20 vjet? Të gjitha janë rastësi a? I ka lënë pa transport, pa veshmbathje pa shumëçka tjetër, tash i la edhe pa bukë. Ju lutem kush e mbron këtë njeri shihni çka jeni duke bërë. Po e mbroni njeriun që arriti edhe ushtrinë me lënë pa bukë…Po bre spiun është, agjentë i  tyre, njeriu i tyre. Përndryshe kurrë se kish lënë gjendjen kështu”, theksoi Haradinaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026