Kurti i kërkon NATO-s të kthejë zonën tokësore të sigurisë: Serbia mbetet agresive

6 Tetor 2024 | 10:54

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga NATO që ta kthejë zonën tokësore të sigurisë në një perimetër prej 5 kilometrash përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë.

Kjo kërkesë sipas Kurtit justifikohet me aktivitetet e Serbisë për afrimin e ushtrisë dhe artilerisë në kufi me Kosovën gjatë dy vjetëve të fundit.

“Meqë brenda dy vjetëve Serbia ka sjellë katër herë ushtrinë e saj te kufiri ynë, duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë që NATO e quan ‘ground safety zone’, në gjerësinë 5 kilometra rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë. Ajo u hoq në gusht të 2001-s, kur kryeministër ishte Zoran Gjingjiç që e vranë dhe këtë po e keqpërdor regjimi i Aleksandër Vuçiç”, tha Kurti, gjatë fjalës në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti theksoi se udhëheqja aktuale në Serbi ka mbetur agresore, sikurse gjatë kohës së luftës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe

Bashkimi Evropian dënoi deklaratën e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të...
14:36 | 14/07/2026

3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës

Kosova mund të bëhet shumë shpejt me Kryeprokuror të Shtetit, pas tre vitesh funksionimi me ushtrues detyre në këtë pozitë të rëndësishme. Në mbledhjen e...
20:41 | 13/07/2026