Rama mesazh Kurtit: Shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse nuk kemi miq

5 Tetor 2024 | 13:22

Në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, e ftuara e radhës ishte Blerta Kllokoqi Rugova, nusja e djalit të Ibrahim Rugovës.

Gjatë bisedës, Rama ndau mendimet e tij për raportet ndërkombëtare, veçanërisht duke dhënë një mesazh për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Rama theksoi rëndësinë e miqësive strategjike për vendet e vogla si Shqipëria dhe Kosova, duke shtuar se mbajtja e këtyre marrëdhënieve është jetike për sigurinë dhe stabilitetin.

Ai u shpreh se “jemi shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse nuk kemi miq të mëdhenj”, duke nënkuptuar që përkrahja ndërkombëtare është thelbësore për mbrojtjen e interesave kombëtare.

Gjithashtu, Rama kritikoi mënyrën sesi opozita në Shqipëri sillet në parlament, duke argumentuar se ky është një shembull i keq për Kosovën dhe se gjuha e përdorur nga politikanët, si akuzat për “kriminelë” dhe “hajdutë”, ka degraduar debatin politik. Ai theksoi se ky stil komunikimi ka ndikuar edhe në mënyrën sesi politika zhvillohet në Kosovë, duke sugjeruar se kjo qasje vjen nga forcat politike që nuk pranojnë ndonjë rrugë të mesme, por vetëm ekstremin e polarizimit politik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026