Skandali tek Onkologjiku, Rama: Histori e papranueshme, kemi nevojë për përmirësim
Kryeministri Rama ka rikthyer vëmendjen tek skandali i Onkologjikut, i publikuar disa muaj më parë, ku u zbulua një skemë e përdorur nga mjekët për të orientuar pacientët drejt klinikave private. Në podcastin “Flasim”, ku i ftuar ishte mjeku i njohur neurokirurg Kita Sallabanda, i cili punon në Spanjë, kreu i qeverisë deklaroi se skandali është një tregues që vendi ka nevojë për përmirësim të sistemit dhe menaxhimit të spitaleve.
“Ajo që ndodhi në Onkologjik ishte shumë prekëse. Ishte një tregues që kemi ende nevojë të përmirësojmë sistemin dhe mënyrën e angazhimit. Kur ndodh një rast si ai, ose si ai në sanatorium, këto janë raste që godasin besimin te sistemi. Spitalet në Shqipëri i kritikojnë ata që nuk i kanë parë prej vitesh dhe që kanë kujtimet e së shkuarës,” tha Rama.
Kryeministri u ndal edhe te punësimi i mjekëve, si në shtet ashtu edhe në privat.
“Këtë lidhjen e publikut me privatin, tani, për shkak edhe të mësimeve që nxorëm nga historitë e papranueshme të Onkologjikut, e kemi bërë të qartë: mjeku që punon në publik mund të punojë edhe në privat, por duhet të njoftojë dhe të marrë aprovimin. Nuk mund të veprojë me logjikën ‘hajt se po nisem’. Sjellja e pacientit sa andej-këndej është një shkelje e rëndë e kodit të etikës.”
Rama vlerësoi investimet e kryera në sistemin shëndetësor dhe transformimet që kanë ndodhur vitet e fundit në këtë sektor.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë