Austin rikthen eventet Sprint në Formula 1
Eventet F1 Sprint rikthehen në kalendar me “United States Grand Prix” që do të zhvillohet në Austin gjatë fundjavës së ardhshme. Për të vazhduar me dy garat e rradhës në Brazil dhe Katar për mbylljen e vitit 2024.
Meqënëse paraqitja e fundit e Sprint-it ishte ajo në “Austrian Grand Prix” – rikujtojmë edhe një herë formatin e përdorur këtë sezon. Sprint që zhvillohet për 100km është në vitin e katërt në Formula 1.
Gjatë tij nuk ka ndalesa në pit stop – deri në një difekt të mundshëm dhe duhet të përfundojë Brenda 30 minutave. Qëllimi i eventeve Sprint është promovimi i dinamikës dhe sulmit në vend të strategjisë dhe llogarive.

Për këtë arësye pistat e zgjedhura për to kanë potencial të lartë parakalimesh për tetë makinat më të shpejta. Fundjava Sprint zhvillohet në të njëjtën me garën e rregullt dhe “Sprint Qualifying” zëvendëson sesionin e dytë të Provave të Lira, të premten.
Ndërsa vetë gara Sprint zëvendëson sesionin e tretë të Provave të Lira, të shtunën. Gjë që rrit presionin tek pilotët dhe makinat që kanë vetëm një sesion në dispozicion për tu përgatitur, por më shumë pikë bonus në përfundim.
Fituesit marrin nga 8 deri në 1 pikë duke zbritur cdo vend në klasifikim. Në vitin 2023, “Sprint Qualifying” zhvillohej të shtunën në mëngjes. Ndërsa aktualisht ai zhvillohet të premten pas sesionit të parë të Provave të Lira. Ndërsa gara Sprint zhvillohet të shtunën, përpara Provave Zyrtare.

LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta