Liga Arabe dënon gjenocidin e Izraelit në Gazën Veriore

14 Tetor 2024 | 17:51

Liga Arabe ka dënuar me forcë gjenocidin e vazhdueshëm të Izraelit në Gazën veriore, duke akuzuar Tel Avivin për përpjekje për shpopullimin e rajonit.

Në një deklaratë të bërë të dielën, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës, Ahmed Aboul Gheit, theksoi se operacionet izraelite, veçanërisht në Jabalia, kanë rezultuar në vdekje dhe plagosje të qindrave civilëve.

Aboul Gheit kritikoi Izraelin për shfrytëzimin e shpërqendrimeve globale për të vazhduar veprimet e tij brutale në Gaza, duke theksuar se qëllimi i operacioneve është ndarja e Gazës veriore dhe zhvendosja e plotë e popullsisë nga kjo zonë.

Ai po ashtu nënvizoi se Izraeli po përdor politika të rënda, duke parandaluar furnizimet thelbësore si uji dhe ushqimi, dhe duke sulmuar objektet shëndetësore, duke shkatërruar ndërtesat.

Kjo deklaratë vjen në një kohë të tensionuar për regjionin, duke rritur shqetësimet ndërkombëtare për situatën humanitare në Gaza.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026