“Ti nuk më njeh mua”-gazetari Ervin Baku revoltohet, Vuçiç “molla” e sherrit

14 Tetor 2024 | 19:26

Presidenti Aleksandër Vuçiç po bën xhirron e rrjetit me një video nga ndeshja e Serbisë me Zvicrën në Leskoc në kuadër të Ligës së Kombeve.

I shoqëruar nga presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik, Vuçiç shfaqet duke nxjerrë nga xhepi flamujt e bashkuar të Serbisë dhe Rusisë, një gjest ky i cili është interpretuar si anti-perëndimor dhe provokues.

Ka qenë politikani serb, Nikolla Sanduloviç ai i cili ka publikuar këtë video në rrjetin e tij social “X” krah së cilës shkruan: Vuçiç po luan me Evropën dhe Amerikën, me gënjeshtra dhe premtime të pavërteta. Ai do të jetë pasardhës rus dhe bashkëpunëtor besnik i tyre”, ndërsa shton se Perëndimi “ende nuk e kupton ndikimin rus në Serbi”.

Dy gazetarët Pleurat Salihu dhe Ervin Baku ishin të ftuar në emisionin “People” këtë të hënë për të diskutuar rreth kësaj ngjarje dhe debateve që ka nxitur gjesti i presidentit Vuçiç.

Sipas Bakut, ky gjest nga ana e Vuçiç nuk ishte diçka e re në thelb sepse tashmë miqësitë mes Rusisë dhe Serbisë njihen nga shtetet e tjera. Ndërsa për Salihun kjo ngjarje ka një domethënie shumë të madhe duke pasur parasysh agresionin Rusi-Ukrainë dhe pasojat që ka sjellë ky konflikt në Evropë.

Sipas këtij të fundit, vetë Bashkimi Europian dhe Amerika nuk do duhet të qëndronin kaq ftohtë ndaj këtij gjesti të presidentit.

Ndërsa për Bakun do duhet që të ndiqen politikat e Amerikës dhe “duhet marrë më lehtë ky gjest i tij”.

“O zotëri ti nuk më njeh fare mua, çfarë kam bërë dhe çfarë kam bërë për Kosovën. Mos i gjyko njerëzit që nuk njeh. Domethënë zotëria thotë që ne duhet të diktojmë Amerikën se çfarë politike duhet të bëjë, t’a marrë seriozisht Vuçiçin apo jo. Po të mos qe për Amerikën nuk do ishte shpallur pavarësia sot në Kosovë,” –tha Baku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026

“E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia,...
21:41 | 27/07/2026

“Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale

Gazetari Osman Stafa i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka dhënë detaje lidhur me protestën e sotme...
21:19 | 27/07/2026