“Më qëlloi me thikë në sup”- Dëshmon adoleshenti që vrau 15-vjeçarin
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Shkodër, ku një 15-vjeçar u bra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.
Pas arrestimit nga Policia e Shkodrës, autori i dyshuar i vrasjes, i mituri me inicialet A.Gj., ka dëshmuar se ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit.
“U zumë, më qëlloi në sup me thikë. Unë e qëllova me thikën e tij,” ka deklaruar i mituri, i dyshuar si autori i ngjarjes.
15-vjeçari humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.
Shërbimet e Policisë, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, gjetën dhe sekuestruan thikën që dyshohet të jetë përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur viktima.
Nga hetimet paraprake rezulton se edhe autori i dyshuar ka pësuar plagë të lehta në sup nga thika, por pa rrezik për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në prani të psikologut dhe familjarëve, po vijon hetimet intensive për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të saj.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër