Vrasja e Vajdin Lames, GJKKO pushon çështjen ndaj Lul Berishës e Plarent Dervishaj

15 Tetor 2024 | 15:25

Gjykata e Posaçme pushoi këtë të martë çështjen për Lulzim Berishën dhe Plarent Dervishaj, lidhur me akuzuat për vrasjen e Vajdin Lames. Vendimi u dha mbasi SPAK e kishte pushuar hetimin dhe e dorëzoi me këtë kërkesë në gjykatë.

Avokati i tyre Detar Hysi deklaroi pas vendimit se gjykata kishte marrë një vendim të drejtë

“Falënderoj gjykatën për vendimin e drejtë dhe të bazuar”,-tha ai.

Akuza ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishaj u ngrit pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi. Ky i fundit i hapi probleme emrave të njohur të botës se krimit, që vepronin kryesisht në Tiranë, Durres e Vlorë.

Mbrojtësit e të pandehurve pretenduan se Reçi ka shfaqur shenja të sindromës së mitomanisë, që sipas tyre njihet si patalogjia për të gënjyer.

Sipas avokatëve, mitomanët janë të vetëdijshëm që po gënjejnë, por në momente specifike mund të arrijnë të besojnë historitë e tyre, gjë që i bën këta persona të gënjejnë për fakte e rrethana duke i servirur si të vërteta.

Kujtomë se, Vajdin Lame, presidenti i Federatës së Boksit dhe truproja e tij Artan Arsi u vranë në 27 shkurt të vitit 2005, në njërën nga kullat pas stadiumit “Qemal Stafa”.

Lame dhe Arsi u ekzekutuan me një sasi eksplovizi e cila ishte vendosur ne ashensorin e pallatit ku jetonte Vajdin Lame.

Ky i fundit vdiq në vend ndërsa Artan Arsi ndërroi jetë rrugës për spital. Për ngjarjen e shkurtit të vitit 2005, janë marrë të pandehur Emiljano Shullazi, Indrit Rusi, Viktor Ymeri dhe Indrit Taullai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026