Përndoqi në rrugë dhe rrjete sociale vajzën e mitur, arrestohet 47-vjeçari në Pukë
Një 47-vjeçar në Pukë është arrstuar pasi u kallëzua në prokurorinë e Shkodrës nga një 17-vjeçare.
Sipas informacionit të ardhur nga policia, ky person prej një muaj e përndiqte të miturën si në rrugë edhe në rrjetet sociale.
Njoftimi i policisë:
Përndoqi 1 muaj, në rrugë dhe në rrjete sociale, një 17-vjeçare, arrestohet menjëherë pas kallëzimit të së miturës, 47-vjeçari.
I arrestuari, me precedent për të njëjtin krim.
Menjëherë pasi një shtetase 17 vjeçe ka kallëzuar në Prokurorinë e Shkodrës, se përndiqej nga 1 shtetas, prej rreth 1 muaji, në rrugë dhe në rrjete sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe arrestimin e autorit.
Si rezultat, për këtë rast u vu në pranga shtetasi Z. P., 47 vjeç, banues në Pukë, për të cilin Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”. Nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se 47-vjeçari ishte shtetas me precedent për të njëjtin krim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë