Shtohen virozat e stinës në Gjirokastër, bluzat e bardha apel për vaksinën antigrip
Në këtë mes dhjetori në Gjirokastër konstatohet një rritje e sëmundshmërisë si shkak i prekjes nga virozat e stinës. Pranë qendrave shëndetësore dhe urgjencës së spitalit “Omer Nishani” paraqiten pacientë kryesisht fëmijë dhe të moshuar, me kollë, temperatuarë dhe të vjella.
“Si në çdo fillim të vjeshtës dhe dimrit kemi rritje të infeksioneve të rrugëve të sipërme respiratore por duhet thënë që për momentin rritja është e lehtë dhe sapo ka filluar. Për momentin situata është e qetë, rastet janë të pakta nuk janë të rënda është thjesht një virozë stinore,” –tha specialisti i Shëndetit Publik, Noris Doraci.
Strukturat shëndetsore kanë nisur vaksinimi e popullsisë me vaskinën antigrip.
Janë rreth 6 mijë vaksina që kanë nisur të shpërndahen fillimisht për punonjësit e shëndetsisë për të vazhduat me të sëmurët kronikë, personat e moshuar, etj.
“Jemi pajisur nga Instituti i Shëndetit Publik me 6 mijë doza si Qark dhe kryesisht fokusi ynë i vaksinimit është fillimisht tek stafi shëndetësor dhe tek të sëmurët kronikë që ndodhen nën varësi të njësisë vendore të kujdesit shëndetësor Gjirokastër dhe për një javë ne kemi kryer rreth 37% të këtij tagri të përcaktuar,” –tha Daci.
Bluzat e bardha në Gjirokastër apelojnë që popullata të marrë vaksinën antigrip çka ul sëmundshmërinë dhe parandalon raste e rënda si shkak i prekjes nga gripi stinor.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West